Nishani pret krerët e Vetëvendosjes: Kontributi juaj, rëndësi për Kosovën

02/06/2016 15:55

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputetin e kësaj partie, Albin Kurti.

Gjatë bashkëbisedimit, Nishani vlerësoi kontributin dhe rolin e Vetëvendosjes në zhvillimet politike të Kosovës, si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike të këtij shteti.

Nga ana e tyre, Ymeri dhe Kurti ndanë me presidentin e Shqipërisë këndvështrimet e tyre dhe të forcës politike që përfaqësojnë mbi zhvillimet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.

Nishani ritheksoi qëndrimin se çështjet me rëndësi madhore për të ardhmen e Kosovës duhet të zgjidhen me maturi e urtësi politike, në qasje të plotë ligjore dhe në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës.

Pasi vlerësoi përparimin e shënuar nga Kosova që nga dita e shpalljes së pavarësisë, kreu i shtetit evidentoi intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore të gjithanshme mes dy shteteve.

Gjithashtu, gjatë takimit Nishani i garantoi udhëheqësit e Vetëvendosjes për përkushtimin e tij personal dhe institucional, si dhe atë të institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj Kosovës, në kuadër të përpjekjeve të saj për t’u anëtarësuar sa më shpejt në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA