SHBA, të shtëna në universitetin e Los Anxhelesit; dy viktima

01/06/2016 00:00

Dy persona kanë humbur jetën në një seri të shtënash në universitetin kalifornian UCLA, në Los Anxheles, në departamentin e inxhinjerisë.

Kampusi është izoluar menjëherë, raportojnë mediat amerikane, sipas të cilave të shtënat janë verifikuar në Boelter Hall, një ndërtesë shkencore.

Forcat e rendit po hetojnë. Në profilin në Twitter të policisë sinjalizohet që ka nisur gjuetia për vrasësin. Alarmi tek forcat e rendit ka mbërritur në orën 09:58, me orën lokale.

Gazeta e studentëve të kampusit, “UCLA Bruin” ka bërë me dije gjithashtu në rrjetet sociale se agresori është një mashkull i bardhë.

Ndërsa në një video të publikuar në Periscope janë parë persona që ecin në një trotuar dhe një zë mashkulli që bërtet përpara se filmimet të përfundojnë.

Ndërkohë, agjentët e policisë kanë gjetur një letër ku njoftohet një vetëvrasje dhe një pistoletë. Objektet në fjalë bëjnë të mendohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje. Por për momentin, hetuesit insistojnë se janë ende në kërkim të autorit.

Top Channel