Mallkimi i 31 majit, fiks 5 vjet më parë historia e Griseldës…

31/05/2016 00:00

Për koinçidencë, në të njëjtën datë të 5 viteve më parë, Elvis Rroshi u bë protagonist i një ngjarjeje që lindi nga hiçi e trazoi gjithë vendin. Më 31 maj të vitit 2011, Elvis Rroshi denonconte rrëmbimin e ish-bashkëshortes së tij Griselda Rroshi.

Sipas dëshmisë, rrëmbyesit e morën atë dhe pasi e keqtrajtuan, gruas që thoshte se ishte shtatëzënë iu hoq fëmija. Më pas e lanë para banesës së saj në Kavajë në gjendje të rëndë psikologjike.

Aq serioze ishte situata sa u shoqëruan 25 persona, mjekë e dëshmitarë, një hetim i thellë nisi, por që në fund rezultoi se e gjithë historia ishte e pavërtetë, nuk kishte as rrëmbim dhe as shtatëzani.

Çështja, e cila u bë edhe politike, përfundoi me një letër ndjese nga ana e kryebashkiakut të Kavajës në atë kohë, i cili shkruante se i kërkonte ndjesë të gjithëve për stresin e krijuar.

Top Channel