Frroku, procesi gjyqësor vazhdon zvarritjet

31/05/2016 00:00

Procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku duket se ka hyrë në një vorbull shtyrjesh për arsye proceduriale, herë të kërkuara nga avokati mbrojtës e herë nga prokuroria.

Por fakti është se pas një muaji e gjysmë dhe gjashtë seancash të zhvilluara në Gjykatën e Tiranës, ende nuk është bërë e mundur që të lexohet kërkesa për gjykim ndaj të pandehurit Frroku, veprim i cili shënon edhe hapjen e procesit.

Edhe seanca e fundit e kësaj të marte, ndonëse trajtoi disa probleme proceduriale me kërkesat parprake, u shty sërish me kërkesë të prokurorisë, e cila duhej të rishikonte kërkesën për gjykim.

Top Channel