Ushtria pastron tunelet e Klosit nga municionet

30/05/2016 00:00

Tunelet e Klosit janë tanimë të pastra nga municionet, falë punës së forcave xheniere dhe ato të kompanisë EOD.

Këto municione përbënin rrezik për banorët e zonës, pasi për arsye të amortizimit dhe ndryshkut, proceset kimike dhe reaksionet shpërthyese mund të ndodhnin në çdo moment.

Tani ato iu rikthyen komunitetit të pastra dhe të gatshme për ushtrimin e aktiviteteve private të banorëve. Tunelet e Forcave të Armatosura në Bashkinë e Klosit u kontaminuan dhe u betonuan pas shpërthimeve në vitin 1997 si shumë të tillë në të gjithë vendin.

Top Channel