Rrëzimi i helikopterit, Kodheli: Shkaqet nuk cënojnë statusin e dëshmorëve

30/05/2016 00:00

Shkaqet e tragjedisë së ndodhur në Liqenin e Shkodrës, ku dy pilotë gjetën vdekjen si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak, nuk mund të cënojnë statusin e tyre të Dëshmorit.

Këtë la të kuptohej në Top Story këtë të hënë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

“Nëse ata kanë vdekur për shkak të një defekti teknik apo për faj te tyre,kjo i përket çështjes hetimore, por nuk i bën ata më pak heronj, ata ishin atje ne krye të detyrës”, tha ajo.

Helikopteri EC145 u rrëzua në Liqenin e Shkodrës më datë 6 prill të këtij viti. Në bordin e tij ndodheshin tre persona, dy pilotë dhe një ushtar profesionist, i cili i mbijetoi përplasjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar dhe për këtë në Shqipëri mbërritën edhe ekspertët e Eurocopter, kompania që prodhon këta helikopterë.

Top Channel