Rezoluta e NATO-s: Siguri për aleatët, ka kërcënim në lindje dhe jug të Aleancës

30/05/2016 00:00

Në përfundim të punimeve 3 ditore në Tiranë, Asambleja parlamentare e NATO-s votoi rezolutën me disa ndryshime pas amendamenteve të propozuara, e cila do t’i drejtohet samitit të Varshavës për miratimin final.

Propozimet nxisin kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut që të ofrojnë siguri për të gjithë aleatët, kryesisht aty ku vihet re një tablo kërcënuese, në pjesën lindore dhe jugore të Aleancës; të forcojnë bashkëpunimin me partnerët e NATO-s, Suedinë dhe Finlandën, në mënyrë që të rritet siguria në Balltik.

Në dokument thuhet se duhet më shumë gatishmëri, duke shtruar domosdoshmërinë e stërvitjeve më të shpeshta ushtarake.

Asambleja parlamentare e NATO-s kërkoi që të vijoi denoncimi i pushtimit të territoreve gjeorgjiane dhe ukrainase nga ana e Rusisë dhe nënvizoi gjetjen e mënyrave të reja për të ulur tensionet me Moskën me qëllim shmangien e kalkulimeve të saj të gabuara.

Po ashtu u kërkua integrimi euroatlantik i Maqedonisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërsa në fund rezoluta kërkon që të gjithë anëtarët të kuptojnë se cilat janë sfidat dhe kërkesat e sigurisë se përbashkët euroantlantike.

Top Channel