Det i kaltër dhe…i ndotur, alarmi: 40 përqind e plazheve të papastër

30/05/2016 00:00

Në monitorimin e Agjencisë Europiane të Mjedisit mbi cilësinë e ujit të plazheve në 28 vendet e Bashkimit Europian dhe Shqipërinë, vendi ynë renditet i fundit në listë, me përqindjen më të lartë të plazheve të ndotura.

Rreth 40 përqind e plazheve në vijën bregdetare shqiptare nga Veriu në Jug janë të ngjyrosura me të kuqe, që do të thotë se kanë shkallë të lartë të ndotjes.

Sipas monitorimit, plazhet më të ndotura gjenden në Durrës, ku përfshihet e gjithë zona e Plepave deri në e afërsi të Malit të Robit, Plazhi i Vjetër në Vlorë apo Kanali i Cukës në Sarandë.

Më cilësi shumë të mirë është vetëm 32 përqind e plazheve, si ato në zonën e Velipojës apo në Jug, zona e Himarës. 10 përqind e plazheve shqiptare si ato në Fier apo Shëngjin janë të paklasifikuara në këtë monitorim, pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar cilësinë e ujërave.

Monitorimi vëren se në Greqi, me përjashtim të shumë pak rasteve që mbeten të paklasifikuara, të gjitha plazhet rezultojnë me cilësi shumë të mirë. Shteti fqinj renditet në pesëshen më të mirë që është Luksemburgu, Qipro, Malta, Greqia dhe Kroacia.

Top Channel