Haxhinasto inspekton punimeve për përmirësimin e sinjalistikës në Rrogozhinë-Kapshticë

28/05/2016 00:00

Ministri i Transporteve, i shoqëruar nga drejtori i rrugëve Dashamir Xhika kanë inspektuar vijimësinë e punimeve për përmirësimin e sinjalistikës, projekt i cili përfshin aksin Rrogozhinë-Kapshticë.

Haxhinasto tha se vitet e fundit është investuar për ndërtimin e rrugëve, por është lënë pas dorë sinjalistika, e cila cenon sigurinë rrugore. Vetëm në dy vjet, theksoi ai, janë investuar 30 mln $ në sinjalistikë, dhe investimet në këtë drejti çdo të vazhdojnë.

Për të ndërgjegjësuar komunitetin mbi rëndësinë e sinjalistikës rrugore dhe mos dëmtimin e saj, sot edhe nxënësit e shkollës Vasil Kamami janë angazhuar për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e saj.

Top Channel