Hillary përgëzon Trump për primaret

25/05/2016 00:00

Kandidatët amerikanë për President, po shfrytëzojnë çdo dritare për të qenë sa më afër votuesve të tyre. Përveç emisioneve apo debateve politike, shpesh  ata nuk kanë ngurruar të jenë pjesë e spektakleve të ndryshëm.

Këtë herë Hillary Clinton zgjodhi të ishte në studion e një prej personazheve më të dashur të ekranit, Ellen Degeneres.

Zhveshur nga serioziteti i fjalimeve të fushatës elektorale, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, nuk ngurroi të shprehte habinë e saj sesa mirë rivali i saj kryesor jashtë kampit demokrat, Donald Trump ka performuar në zgjedhjet primare.

“Nuk mendoj se 16 kandidatët e tjerë republikanë e prisnin që gjërat të ndodhnin kështu. Ajo që është për t’u përgëzuar, vlen të thuhet: Donald Trump fitoi votat më të shumta dhe me shumë gjasë ai do të jetë kandidati zyrtar i kampit që përfaqëson”, u shpreh ajo.

Ellen dhe Hillary shkëmbyen batuta sa u përket emrave për zv.president, që nga George Clooney deri tek Michelle Obama.

Top Channel