‘Ana e errët’ e Cara Delevingne

21/05/2016 00:00

Modelja bukuroshe, që ka provuar edhe aktrimin, Cara Delevingne ka treguar për revistën “W” se ka kaluar një fëmijëri ndryshe nga të tjerët.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël pëlqënte gjërat ‘e errta’ si gjaku apo vdekja. Çdo gjë që lidhej me këto elemente gotike ishte mahnitëse për Cara-n.

“Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës duke u përpjekur të depilohesha me makinën depiluese të babait tim. Nuk mbaj mend të kem ndjerë dhimbje, ama isha e mahnitur nga gjaku që derdhej. Mund të them se gati e këputa gishtin. Më ka ngelur akoma shenjë dhe jam e lumtur që e kam akoma. Besoj se nuk kam ndryshuar shumë që atëherë”, rrëfen ajo.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel