Që prej rënies së tij në duart e ekstremistëve qershorin e 2014-s, Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është shndërruar në fortesën e tyre në këtë vend.
Rimarrja e tij, për analistin Abu Raghf, do të përbënte një gur kilometrik në triumfin ndaj terrorizmit. Pas një përparimi të vazhdueshëm në provincat përreth, forcat irakiane të sigurisë nisën avancimin në veri.
Operacioni i tyre u mbështet edhe nga trupa të tjera, përfshirë ato kurde dhe milicitë fisnore shiite, ndërsa forcat e koalicionit ndërkombëtar kanë ofruar kryesisht konsultime ushtarake dhe të inteligjencës.
Në total, trupat e përfshira në operacion llogariten diku tek 30.000, çka e kapërcen disa herë numrin e luftëtarëve ekstremistë.
“Roli i koalicionit ndërkombëtar është të sigurojë mbështetje teknike dhe të inteligjencës. Neve na nevojitet një ndihmë e tillë, ndaj koalicioni duhet të bëjë pikërisht këtë, të ofrojë informacion. Ata kanë këtu edhe këshilltarë ushtarakë. Kanë konsulentë, oficerë, teknikë dhe staf logjistike, mes 70.000 trupave të tyre të stacionuara në Asad dhe Habanijah. Nëse koalicioni siguron më shumë informacione, atëherë besoj se do t’i heqim qafe ekstremistët shumë më shpejt”, deklaron Raghf.
Analisti argumenton se marrja e Mosulit do të jetë vendimtare për shkak të rëndësisë së madhe strategjike që qyteti verior ka për rajonin, përreth tij e për të gjithë Irakun.
Top Channel