Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit
Organizata humanitare “Save the Children” bëri thirrje për angazhim më të lartë ndërkombëtar në mënyrë që fëmijët refugjatë të vazhdojnë shkollën. Raporti më i fundit i kësaj organizate thotë se asnjë fëmijë nuk duhet të braktisë shkollën për më shumë se një muaj.
Kërkesa e “Save the Children” vjen ndërsa gjithnjë e më shumë vende po përballen me një fluks të madh emigracioni të njerëzve që i largohen konflikteve dhe kushteve të rënda ekonomike. Pritet që kërkesave të “Save the Children” t’i bëhet jehonë nga e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie. Ajo, së bashku me ish-kreun i MI6, Sir Richard Dearlove, do të flasin për krizën e rëndë të refugjatëve në të gjithë botën dhe për mënyrën se si kjo lëvizje e madhe dhe e paprecedentë njerëzish po ndryshon botën.
Sipas organizatës “Save the Children”, aktualisht më shumë njerëz po i largohen konflikteve dhe vështirësive se kurrë më parë në histori. Shumë prej tyre janë fëmijë dhe pjesa më e madhe nuk po arsimohen. “Save the Children” thotë se vetëm një në katër fëmijë refugjatë vazhdon shkollën dhe kjo është e papranueshme. Ekspertët thonë se po rritet gjithnjë e më shumë shqetësimi se kriza e emigracionit po prodhon një brez të humbur fëmijësh dhe kushte për më shumë pasiguri dhe varfëri në të ardhmen.
Top Channel