Turistë të huaj për sezonin veror, hiqen vizat për disa shtete

13/05/2016 00:00

Qeveria ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve për të ardhur në Shqipëri, në kuadër dhe të çeljes së sezonit të ri turistik.

Për periudhën 15 maj-1 nëntor 2016 qytetarët e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë do të mund të vijnë në Shqipëri vetëm me pasaportë pa vizë.

Qëllimi i këtij vendimi është tërheqja e turistëve të huaj për sezonin veror.

Top Channel