Përfundon rruga e Qesarakës, Veliaj: U vjen në ndihmë 10 mijë banorëve

12/05/2016 11:30

Bashkia e Tiranës ka njoftuar këtë të enjte përfundimin e punimeve të rrugës së zonës së Qesarakës, pjesë e njësisë administrative të Dajtit, të nisura 6 muaj më parë.

I pranishëm në përurimin e saj ka qenë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili nënvizoi se kjo rrugë do t’u shërbejë rreth 10 mijë banorëve, përfshirë këtu edhe ata të zonës Kinostudio-Dajt.

“Ky investim është një premtim i mbajtur. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në zonë e Dajtit”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re, sipas tij, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë banorëve për të lëvizur, por edhe do t’i japë vlerë më të madhe pronës së tyre.

“Rruga e re i ka shtuar vlerën shtëpive këtu. E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA