“Dhunë është zhvatja e ministrave ndaj shqiptarëve”, Berisha flet pas protestës për ‘Politico’, Rama i përgjigjet: S’janë armiq, por bashkëqytetarë të dëshpëruar
Partia Demokratike, me anë të një deklarate për mediat, thotë se ministri Saimir Tahiri po mbron të shpallurin në kërkim ndërkombëtar për narkotrafik, Klement Balilaj.
“Rënia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe triumfi i mafias me mbështetje qeveritare është sot kryelajmi i CNN dhe mediave të tjera rajonale dhe botërore. Prej më shumë se 24 orësh, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet, por i bën karshillëk ligjit nga zyrat shtetërore të Drejtorisë së Transporteve në Sarandë. Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama, a mund të ndodhte kjo? Sipas CNN, policisë greke, vetë policia shqiptare i është justifikuar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me politikanë të nivelit të lartë”. Saimir Tahiri duhet të largohet një orë e më parë dhe të vihet para drejtësisë si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobvenësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit”, lexohet në deklaratën e PD-së.
Top Channel