Aktivitet në ditën e Pelikanit kaçurrel

10/05/2016 00:00

Në parkun kombëtar Divjakë Karavasta është zhvilluar sot akvititet për ditën e Pelikanit kaçurel. Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji shpendi.

Pas moratoriumit të gjuhetisë në lagunë është shtuar popullimi nga ky lloj shpendi, tipik për Karavastanë por edhe nga shpendë të tjerë që tani ndërtojnë foletë të pashqetësuar nga gjuetia.

Në dy vite popullata me këtë shpend është rritur nga 37 çifte në 53 duke arritur numrin e 20 viteve më parë.

Gjithashtu është dyfishuar numri i shpendëve dimërues në këtë zonë, si dhe e gjithë zona është kthyer në një atraksion turistik për të apasionuarit e natyrës.

Top Channel