Vlorë, asgjësohen 4 parcela me kanabis

06/05/2016 00:00

Në vijim të operacionit anti-kanabis, policia e qytetit të Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar në orët e fundit 4 parcela me rreth 1500 rrënjë bimë narkotike.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë, bimët e kultivuara janë zbuluar në vendin e quajtur “Pylli i Moçalit” në fshatin Treblovë.

Policia thotë se bimët janë mbjellë në toka pa pronar, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të cilët janë përgjegjës për mbjelljen e këtyre bimëve.

Top Channel