
Thoma Gëllçi është zgjedhur me shumicë të cilësuar votash Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, Thoma Gëllçi mori 7 vota dhe Petrit Malaj 4 vota.
Zgjedhja u bë pas ndryshimit të ligjit për Radio Televizionin Shqiptar nga ana e Parlamentit. Gëllçi ka qenë gazetar e drejtues i disa medieve të shkruara gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit në Kryeministri.
I sapozgjedhur në këtë detyrë, Gëllçi tha se me përmbylljen e procesit të zgjedhjes hapet një rrugë e gjatë dhe jo e lehtë e transformimit të këtij institucioni të rëndësishëm.
Ai tha se procesi i transformimit do të jetë i shpejtë dhe i gjithanshëm.
Top Channel