Kukës, policia arreston një 46-vjeçar

06/05/2016 00:00

Policia e Kukësit arrestoi 46-vjeçarin, Besnik Tobli, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

I njëjti, kundrejtë fitimit monetar, ndihmonte shtetasit të kalonin kufirin në mënyrë ilegale drejt Anglisë dhe vendeve të tjera të Bashkimi Europian.

Gjykata e Rrethit në Kukës i caktoi Toblit masën e sigurisë “Arrest me burg” në tetor të vitit të kaluar.

Top Channel