
Gjykata e Krimeve të Rënda la nën masën “arrest me burg” për 30 ditë gjyqtarin e Dhomës Civile, Ibrahim Hoxha, i dyshuar për “korrupsion pasiv”.
Gjykata e vendosi masën e arrestit me afat, derisa Prokuroria t’i bashkëngjisë qëndrimit të saj edhe transkriptet e përgjimeve telefonike, ku pretendohet se gjyqtari ka komunikuar me ndërmjetësin, Novruz Gajda, për shumën prej 600 mijë lekësh që iu sekuestruan më pas të birit.
Ledion Hoxha, djali i gjyqtarit; Nevruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu u lanë gjithashtu nën masën “arrest me burg 30-ditor” për të njëjtën arsye.
Të 4 të arrestuarit pretendojnë se, shuma e marrë nga Dritan Jazexhiu, një person që priste një vendim gjyqësor nga Ibrahim Hoxha, është dhënë për të blerë një makinë. Por, Prokuroria kundërshton dhe argumenton se, lekët janë paguar për të dhënë një vendim në favor të Jazexhiut.
Top Channel