Qiratë rriten me shpejtësi/ Apartamentet bëhen të papërballueshme, tregu ndikohet nga qiratë ditore Rreth 100 objekte të ndërtuara pa leje përreth Liqenit Artificial në Tiranë do të prishen. Aksioni ka nisur nga lokalet dhe objektet e tjera që gjenden në hyrjen e parkut, në pjesën e Digës së Liqenit, dhe atë të zonës së Fakultetit Gjeologji-Miniera, objekte të cilat nuk kishin dokumentacion të rregullt ligjor.
Por pjesë e këtij aksioni do të jete dhe një pallat 17 katësh, i cili po ndërtohet poshtë digës së liqenit për të cilin bashkia e Tiranës do të hapë gjyq për të kërkuar shfuqizimin e lejes së dhënë,duke e konsideruar atë të paligjshme. Kreu i bashkisë Veliaj ka ironizuar qëndrimin e presidentit të republikës në një rast si ky që sipas tij ka të bëjë pikërisht me kthimin e hapësirave publike qytetarëve.
“Në seancën gjyqësore Bashkia e Tiranës do të kërkojë shfuqizimin e lejes. Pra, Bashkia e Tiranës, për herë të parë, për çështjen e 17-katëshit te diga do të jetë në gjyq përkrah INUK-ut dhe me qytetarët e Tiranës, me ambientalistët, me të rinjtë që duan të shijojnë Parkun e Liqenit pa pallate. Kjo është një ftesë publike për cilindo, duke filluar nga Presidenti i Republikës, deri tek ambientalisti apo qytetari më i fundit, që të shprehin gjithashtu qëndrimin e tyre, çfarë mendojnë për çështjen e pallatit 17-katësh”, tha Erion Veliaj.
Brenda ketij muaji do prishen të gjitha objektet dhe do të bëhet largimi i mbetjeve inerte. Me synimin për të mbrojtur Parkun, Bashkia e Tiranës ka vendosur gjithashtu të mbyllë të gjitha hyrjet për mjetet motorike, përfshirë edhe hyrjen pranë fakultetit të Histori-Filologjisë
Top Channel