Liberalizimi i vizave, Nishani uron Thaçin dhe Mustafën

04/05/2016 17:30

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun kosovar Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Gjatë bisedave, Nishani ka uruar krerët e shtetit të Kosovës për vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, Nishani ka uruar Thaçin e Mustafën për suksese të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Top Channel