Rama në Spitallë, investime në rrjetin elektrik

03/05/2016 15:20

Një investim prej 6.5 milionë dollarësh i shtohet rrjetit të energjisë elektrike me 130 km linjë të tensionit të mesëm, 36 kabina të reja dhe 2000 shtylla.

Kjo do të sigurojë energji të vazhdueshme për banorët dhe bizneset e zonës së Spitallës dhe ish Kënetës në qytetin e Durrësit.

I pranishëm për të njohur nga afer investimin e bërë, kryeministri Edi Rama, e cilësoi atë si pjesë e shpërblesës së ndërgjegjësimit qytetar për të paguar energjinë që në raport me vitin 2013 janë rritur 4 herë.

“Paratë që qytetarët paguajnë, duke iu përgjigjur thirrjes së reformës së qeverisë dhe kompanisë, për të paguar konsumin e energjisë, kompania po ja kthen me investime efikase”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi edhe eliminimin e faturave aforfe. “Ne do t’i qëndrojmë edhe një zotimi shumë të rëndësishëm që brenda muajit qershor do të heqim aforfenë. Nuk do të ketë më fatura afrofe që janë një problem i madh, por një problem të trashëguar për shkak se historia u bë “o burra kush të vjedhë, kush t’ia hedhë tjetrit”, tha më tej Raam.

Krahas këtij investimi, në Durrës janë në proces investime shumë të rëndësishme për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes për 30 vitet e ardhshme.

Top Channel