Llotaria amerikane, bllokohet serveri

03/05/2016 00:00

Fluksi i madh i aplikantëve nga Shqipëria që kontrolluan fiks në orën 18.00 përgjigjen për llotarinë amerikane bllokoi serverin.

Si pasojë, pjesa më e madhe e aplikantëve nuk do të mund ta shohin përgjigjen e tyre për të paktën dy ditë, derisa serveri të zhbllokohet. 

Askush prej aplikantëve të llotarisë amerikane në Shqipëri nuk duroi dot asnjë minutë më tepër për të parë përgjigjen e tij duke krijuar probleme në server. Pavarësisht se të gjithë janë përdorues të internetit, nuk munguan edhe aplikantët të cilët vizituan qendrat e plotësimit të formularëve.

Top Channel