Hetimet për chek-up, pyetet Albana Vokshi

03/05/2016 00:00

Në vijim të hetimeve të hapura për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, prokuroria  pyeti një nga denoncueset për tenderin  e check-up, deputeten demokrate Albana Vokshi.

Vokshi thanë burimet, i ka qëndruar të njëjtës deklaratë të dhënë edhe publikisht për tenderin e check-up  i konsideruar nga opozita si një aferë korrupsioni, ndërkohë që nën hetim janë edhe tenderat për hemodializën dhe ai për sterilizimin e pajisjeve kirugjikale.

Më herët në prokurori është pyetur edhe zv.ministri i Shëndetësisë  Klodian Rrjepaj, ndërsa u është dërguar thirrja për t’u pyetur edhe anëtareve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Njësia task force në Prokurorinë e kryeqytetit do të marrë në pyetje të gjithë emrat që rezultojnë në dokumentacionin e sekuestruar, si njerëzit që kanë hedhur firmën për koncesionet.

Hetimet janë regjistruar për pabarazi në tendera dhe shpërdorim detyre.

Top Channel