“Rilindja” në Tropojë, KKT do të miratojë planin e qendrës së re

30/04/2016 00:00

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka inspektuar nga afër përfundimin e punimeve për ndertimin e një ure tip Bejli mbi lumin Shipshan, te Polinat e Bardha, në bjeshkët e Tropojës.

Ura me gjatësi 9 metra dhe peshëmbajtje 12 ton lidh 6 fshatra me rreth 2 mijë banorë në krahinën e Tropojës së Vjetër, dhe pritet t’i japë një tjetër hov turizmit malor në këtë zonë, pasi ajo do të shërbejë për daljen në bjeshkët e Tropojës, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Në krah të kryebashkiakut të Tropojes, Besnik Dushaj, ministrja Kodheli njoftoi edhe miratimin e një plani rregullues për qendrën e qytetit të Tropojës, që kishte mbetur nga qytetet e vetme pa një plan të tillë.

“Dua të ndaj me ju miqësisht gjënë më të re qe qyteti i Bjaram Curr do të ketë. Flitet për investimin e projektit të qendrës që dot ë kalojë gjatë javës që vjen në KKRT dhe në këtë mënyrë do të mundësohet një ripërtëritje e një kryeqëndre të rëndësishme siç është Bajram Curri, por gjithçkaje që tropoja ka nevojë”, tha ministrja Kodheli.

Top Channel