Nishani: Të ruajmë dhe promovojmë vlerat tiranase

29/04/2016 19:35

Presidenti Bujar Nishani ka mbajtur këtë pasdite një ceremoni për vlerësimin e figurave dhe vlerave të Tiranës.

Në fjalën e tij, Nishani ka apeluar për nderimin dhe promovimin e vlerave të qytetarëve tiranas, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që vazhdojnë të kontribuojnë për ruajtjen e tyre.

“Tiranasit shquhen për tolerancën, mikpritjen dhe shumë vlera të tjera. Ky takim do të përbëjë risinë që do të doja të lija në zyrën e presidentit”, është shprehur Nishani.

Top Channel