Fier, 72 punonjës të spitalit kërkojnë rikthimin në punë

29/04/2016 00:00

Punonjësit e larguar nga puna në spitalin rajonal të Fierit protestuan për rikthimin në punë. Ata thonë se pas shumë vitesh pune nuk është e drejtë që të hiqen.

Të gjithë punonjësit e larguar kanë eksperiencë nga 15 deri në 30 vite pune. Dy muaj më parë, 72 punonjës të spitalit rajonal të Fierit u njoftuan për largimin nga puna me motivacionin e suprimimit të vendit të punës dhe data 24 maj është dita e fundit e tyre në punë.

Top Channel