Dëmshpërblimet për Fierzën, 300 familje paralajmërojnë grevë urie

29/04/2016 00:00

300 familjet e fshatit Ramhas në Kukës, të cilëve iu përmbytën pronat e tyre nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, kanë paralajmëruar grevë urie pasi ende nuk është marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tokave të humbura, të cilat shërbyen për realizimin e veprës më të madhe hidroenergjitike në vendin tonë.

Për ndërtimin e hidrocentralit më të madh në vendin tonë janë shpërngulur më shumë se 5 mijë familje duke zënë kështu nga uji i këtij liqeni  një sipërfaqe prej 1631 ha tokë bujqësore.

Deri tani 600 familje të përmbytura kanë përfitur nga kompensimi i tokave në fshatrat e Lushnjes, Durrësit dhe Tiranës ndërkohë që 4400 familje të tjera akoma shpresojnë për kompensimin e tyre.

Top Channel