Vlorë, stërvitje e rojës bregdetare; simulohen aksione kërkim-shpëtimi

28/04/2016 14:15

Në gjirin e Vlorës është zhvilluar stërvitja e përbashkët “Sarex 2016”. Në të morën pjesë anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare, Oriku dhe Butrinti, si dhe mjete të policisë kufitare.

Qëllimi i stërvitjes ishte bashkëpuninmi mes ushtrisë dhe policisë në rritjen e parametrave të sigurisë në prag të sezonit turistik.

Operacionet e kërkim-shpëtimit në det apo në goditjen e trafiqeve ilegale. Në stërvitje u simuluan aksione të shpëtimit të mjeteve në det, apo në raste të zjarreve.

Stërvitja është ndjekur nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi së bashku me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Top Channel