Bushati-Steinmeier: Reformë në drejtësi, gur themeli në rrugën drejt BE-së

28/04/2016 14:30

Reforma në drejtësi është një gur themeli në rrugën drejt Bashkimit Europian është shprehur ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier. Ai ka pritur në Berlin homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

“Ne e mbështesim këtë me mundësitë që kemi dhe unë dua të shpreh qartësisht që reforma në drejtësi është një gur themel i rëndësishme për rrugën drejt BE-së dhe kjo do të gjej shprehje edhe në raportet e Komisionit Evropian që ju i prisni. Prandaj unë mund të them tani respekt për atë që është arritur deri tani, shpresa dhe mbështetje që ky propozim për refome të bëhet realitet në Shqipëri”, tha Steinmeier.
 
Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit duke u fokusuar dhe në situatën në rajon, dhe marrëdhëniet me fqinjët. “Është fakt që pavarësisht vështirësive që përballet kontinenti ynë dhe BE në këto kohë krizash ne e kemi ndjerë nga afër mbështetjen nëpërmjet iniciativave gjermane, kryesisht me atë që ka të bejë me Procesin e Berlinit, si për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë por dhe një ecuri pozitive sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe një ritëm më pozitiv në bashkëpunimin rajonal i demonstruar në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin, në Vjenë dhe së shpejti në Paris”, tha ministri Ditmir Bushati.

“Shqipëria është një partner i rëndësishëm edhe në kontekstin e stabilitetit për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kush hedh një vështrim këto ditë për nga vendet e Ballkanit Perendimor ai nuk do të shohë vetëm që në Serbi janë organizuar zgjedhjet, por edhe në vendin fqinj Maqedoni, pothuajse përditë po shtohen nëpër rruge irritime, proteste dhe konflikte”, tha Steinmeier.

Ministri i Jashtëm gjerman shprehu vlerësimin e tij për reformat e bëra nga Shqipëria, ndërsa premtoi e do të vizitojë së shpejti vendin tonë.

Top Channel