Ruajtja e kujtesës historike nëpërmjet gjurmimit të 42 kryetarëve të Bashkisë së Tiranës në mbi një shekull, tashmë vijnë të përmbledhura në botimin më të ri “Kryetarët e Tiranës” me autor Valter Gjonin.

Autori rreket të rrëfejë Tiranën dhe administratën e saj që prej kohës së themelimit me një stil lakonik, foto të përzgjedhura me kujdes dhe informacionne rreth asaj që përfaqësonin kryetarët e Bashkisë Tiranë, që prej Zyber Hallullit e deri tek Erion Veliaj.

Ky  fundit në fjalën përshëndetëse vuri rëndësinë tek puna duke anashkaluar pengesat.

Një kryeqytet zogist, fashist, nazist, komunist e deri në sistemin demokratik të sotëm pasqyron këtë ndryshim në faqet e këtij libri.

Të pranishëm në promovim ishin familjarë të kryetarëve të Tiranës dhe familje qytetare tiranase.

Shoqata Tirana u vlerësua me titullin “Nderi i Qarkut”.

Autori i këtij libri ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime për vlerat historike dhe kulturore të Tiranës. Ai u propozua për titullin “Qytetar Nderi”.

Top Channel