Basha: Lumturimi i 38 martirëve, drejtësi për vuajtjet e klerikëve

27/04/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar “një lajm të gëzueshëm dhe prekës” lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku.

“Ky dekret është vendosje e një drejtësie të shumëpritur për vuajtjet e klerikëve, për torturat që kaluan në ferrin komunist, për sakrificën e tyre më të lartë, që lirinë për të besuar, lirinë e ndërgjegjes e paguan me jetën e tyre”, është shprehur Basha.

“Mehr Licht, ishin fjalët e fundit të Vinçens Prenushit, dhe me të vërtetë, pak dritë më në fund për shpirtin e tyre, për veprën e tyre që frymëzon sot e kësaj dite”, ka vijuar kreu i PD.

Top Channel