Tjetër padi për parkun e liqenit

26/04/2016 00:00

Nisma “Qytetarët për parkun” i është drejtuar Gjykatës Administrative për pezullimin e punimeve për ndërtimin e këndit të lojrave tek kodrat e Liqenit Artificial.

Përfaqësuesja e kësaj nisme është shprehur e vendosur në kërkesën drejtuar gjykatës, edhe pse kjo e fundit jo më larg se një javë më parë ka rrëzuar të njëjtën kërkesë të bërë nga shoqëria civile.

“Ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të punimeve në liqen dhe shpalljen të paligjshëm të këtij projekti. Ne jemi të vetmit që vijmë këtu si qytetarë dhe nuk vijmë si përfaqësues të ndonjë shoqate apo interesi të veçantë”, u shpreh përfaqësuesja.

Top Channel