Prezantohet projekti i rrugës që lidh Skraparin dhe Përmetin

26/04/2016 18:30

Në qytetin e Çorovodës është bërë sot prezantimi i projektit të rrugës së re që do të lidhë Skraparin dhe Përmetin. Një rrugë kjo që do të lidhë dy luginat e lumit Vjosë dhe Osum, por që synon edhe t’i japë zhvillim turizmit, agroturizmit dhe bujqësisë dhe blektorisë në këtë zonë malore.

Rruga synon veç të tjerash të nxjerrë nga izolimi zonën e Skraparit, duke e lidhur atë me Përmetin e më pas me pjesën tjetër. 

Projekti është prezantuar sot në qytetin e Çorovodës me një ceremoni ku ishin edhe drejtuesit lokalë, deputetët e zonës, drejtuesi i Autoritetit të Rrugëve si dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Top Channel