Kërcënohet Nazime Visha

26/04/2016 00:00

Pak javë pas lirimit nga burgu, Nazime Visha, e cila u fal nga Presidenti i Republikës për vrasjen e kryer, ka denoncuar në polici bashkëshorten dhe djalin e viktimës së saj, Fiqiri Muçës.

Sipas denoncimit të Nazimes, Menyre Muça dhe djali i saj Ervis Muça, e kanë dhunuar psikologjikisht pasi e kanë kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit.

Pas marrjes së këtij denoncimi, Policia e Tiranës ka lëshuar urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Gjykatës së Tiranës.

E veja e Fiqiri Muçës e akuzon Nazimen se ka gënjyer mbi motivet e vrasjes së bashkëshortit të saj.

Top Channel