Durrës, protestë e punonjësve të hekurudhës, bllokohet hyrja e portit

26/04/2016 00:00

Punonjës të hekurudhës dhe sindikata dolën në protestë këtë të martë, duke bllokuar hyrjen e Portit të Durrësit.

Protesta është thërritur për të kundërshtuar vendimin e kompanisë koncesionare që ka marrë portin më të madh të vendit për të mos lejuar më trenat që të hyjnë në ambientet e portit, duke vështirësuar sidomos shkarkimin e mallrave.

Ndaj këtij vendimi të koncesionarit, punonjësit e hekurudhës dhe sindikatat kanë kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë dhe autoriteteve përkatëse për ta anuluar atë.

Veç kërkesës për të lejuar hyrjen e trenave në Port, protestuesit kërkojnë që të ndalojnë shkurtimet në këtë sektor, por edhe dhënies fund të korrupsionit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel