Seanca kundër Prengës, dëshmojnë dy personat e parë

25/04/2016 00:00

Ka vijuar seanca e radhës kundër deputetit Armando Prenga nën akuzë për plagosje të lehtë me dashje të tre personave dhe  kanosjen e katër të tjerëve, si edhe armëmbajtje pa leje.

Mes 75 dëshmitarëve që gjenden në listë për të dëshmuar këtë të hënë dëshmuan një efektiv i sallës operative dhe një specialist i teknologjisë së informacionit.

Efektivi i policisë së Laçit, Bujar Haderaj i tha gjykatës se shtetasi Gjok Cali kishte telefonuar në sallën operative pak para mesnatës, duke deklaruar se Armando Prenga e kishte goditur me qytën e pistoletës.

Ndërkohë, në lidhje me konfliktin që ndodhi jashtë dyerve të komisariatit, specialisti i IT  Rasim Berçaj , i cili pohoi se mbrëmjen e 4 shtatorit, kur edhe ndodhi përleshja, kamerat e sigurisë së Komisariatit ishin të fikura dhe nuk kanë filmuar asgjë.

Top Channel