Parku i Lurës, nga rrënimi, tek mbijetesa dhe ringritja

25/04/2016 00:00

Parku kombëtar i Lurës është një nga zonat natyrore të shkatërruara më shumë në periudhën e tranzicionit. Një pjesë e madhe e sipërfaqes pyjore është prerë, dëmtuar apo djegur.

E megjithatë, Lura i mbijetoi edhe pse më vështirësi të mëdha shkatërrimit të plotë dhe tashmë, pas shpalljes së moratoriumit të pyjeve, po kërkon të ringrihet.

Kjo është tema që do të trajtohet në reportazhin e radhës të ciklit “Shqipëria Tjetër”, me gazetar Marin Memën dhe operator Denian Sevin, që do të mund ta ndiqni më vonë gjatë ditës në faqen e internetit të Top Channel.

Top Channel