Largohen 32 punonjës nga spitali; të shkarkuarit protestojnë

25/04/2016 14:05

Në spitalin e Kukësit janë larguar nga puna 32 sanitarë. Ata morën njoftimet për largim nga detyra e më pas nisën të protestojnë para ndërtesës së spitalit.

“Na kanë hequr padrejtësisht. Kam edhe 10 vjet për të dalë në pension. S’na dalin shpenzimet për ilaçet e vajzës”, thotë një punonjëse.

“Jam kryefamiljare, kam 5 jetimë, ku do t’i çojë unë? Të mbysim veten?”, shprehet një tjetër.

Largime të ngjashme kanë ndodhur në shumë qendra spitalore në mbarë vendin. Sanitarë e infermierë të punësuar duke fryrë organikat janë larguar, por në pjesën më të madhe të rasteve ky veprim është pritur me protestë nga ana e atyre që kanë humbur vendin e punës.

Top Channel