“Ti raporton”, banorët ankohen për autobotet që shesin ujë nëpër rugica

24/04/2016 00:00

Në shumë lagje të Tiranës vazhdon të shitet uji me autobote jashtë kontrollit. Videoja dhe foto na vjinë nga një banor në rrugën “Riza Çerova“.

Përveç mungesës së kontrollit të ujit nga këta tregtare të palicencuar, banorët ngrejnë edhe shqetësimin e ndotjes akustike, pasi autobotet me artoparlante, udhëtojnë rrugicave të kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit, duke njoftuar për mbërritjen e ujit.
 
“I jemi drejtuar bashkisë dhe kemi mësuar se ata nuk janë të licencuar. Ndërkohë që i jemi drejtuar në mënyrë sistematike policisë për ndalimin e këtij biznesi që është shndërruar në shqetësim të madh për të gjithë ne“, shkruan një banor.

Ata shkruajnë se edhe pse është denoncuar fenomeni me foto dhe video, duke ofruar edhe targat e autoboteve, sërish nuk është marrë asnjë masë.

Top Channel