Thohir drejt braktisjes së Interit, tërhiqet nga Anglia

23/04/2016 13:15

Eric Thohir po tundohet shumë nga futbolli anglez. Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, biznesmeni indonezian po mendon për blerjen e Fulhamit dhe në harkun e 2-3 viteve mund të shesë kuotat e tij të aksioneve të klubit të Interit.

Në fund të vitit të kaluar, Thohir i kërkoi drejtuesve të bankës Goldman Saks që të kërkonin partnerë të tjerë që të mund të blinin aksione të klubit zikaltër, por pa përjashtuar mundësinë e shitjes së paketës së plotë të tyre.

Thohir po përballet me disa vështirësi me Interin dhe moskualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm ia komplikon akoma më shumë gjërat. Për më tepër, sistemi i futbollit italian nuk duket se do të ketë ndonjë perspektivë dhe këtë e vërteton çështja e ndërtimit të stadiumit të ri. Një gjë është e sigurt, Interit i duhen të ardhura financiare dhe për këtë arsye Thohir po kërkon fillimisht ortakë, për t’i shitur më pas aksionet e tij.

Ky lajm për largimin e mundshëm të Thohir nga drejtimi i Interit përkon me ardhjen e investitorëve kinezë në Milano dhe bëhet fjalë për kompaninë Sunin Comerce Group, që ka një pasuri prej 4 miliardë eurosh. Ideja e drejtuesve të kësaj kompanie është që të blejnë 20% të aksioneve të klubit zikaltër dhe për këtë arsye ata nuk kanë humbur kohë dhe kanë filluar menjëherë bisedimet me Thohirin për të viijuar më pas me takimin edhe me ish-presidentin e Interit, Massimo Morati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA