Përfundon rezervuari i Banjës, nis faza e përmbytjes

23/04/2016 00:00

Rezervuari i Banjës ka përfunduar dhe tani ka kaluar në fazën e përmbytjes. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm edhe ministri i Energjigtikës, Damian Gjiknuri, i cili vlerësoi punën dhe investimin norvegjez në këtë vepër.

Norvegjia, tha ai, është duke e mbështetur gjithashtu Shqipërinë për ngritjen e një tregu vërtet të hapur të energjisë.

Më pas të pranishmit inspektuan digen e Banjës me të gjithë elementët e saj dhe u ndalën ne rrugën e re Banjë-Gramsh, që po e ndërton kompania norvegjeze “Statkraft”.

Rezervuari i Banjës do të jetë rreth 16 km i gjatë. Në përfundim të procesit të përmbytjes ai do të mbajë rreth 391 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe më të madhe se 2.000 fusha futbolli. Pas përfundimit të fazës së mbushjes, HEC-i i Banjës mund të futet në shfrytëzim.

Top Channel