Samiti rajonal për refugjatët, Tahiri: U përqëndruam te frenimi i terroristëve

22/04/2016 00:00

Nevoja për koordinim, përforcim të bashkëveprimit dhe masave operacionale, evidentimi i aspektit human në trajtimin e krizës së refugjatëve, por edhe parandalimi i trafikut të qenieve njerëzore dhe lufta kundër terrorizmit, kanë qenë aspektet në të cilat janë ndalur në samititn dyditor të Selanikut ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të Shqipërisë, Greqisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Të shndërrojmë bashkëpunimin cilësor të vendeve kandidate, me ato anëtare të BE-së, në një mundësi për të përforcuar angazhimin politik në përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar shefi i diplomacies shqiptare, Ditmir Bushati, ndërsa ministri i Brendshëm Tahiri ka theksuar se “ne, vendet kandidate të BE-së jemi të dënuara të bashkëpunojmë me dy vende anëtare të BE-së, njëri prej të cilëve përballon problemet më të mëdha nga kriza e refugjatëve”.

“Në rast se Turqia nuk është korrekte dhe lejon në të ardhmen të rritet përsëri fluksi i emigrantëve, le të jemi të gatshëm për një ‘plan B’, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke mos qenë peng i së kaluarës dhe të atyre që na ndajnë, por solidarë, të mirëkuptueshëm, të sinqertë dhe operacionalë në zgjidhjen e problemeve”, është shprehur edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel