Zgjedhjet në universitete, vijon numërimi; për rektor kryeson Koni

20/04/2016 19:20

Në të gjitha universitetet e vendit po vijon numërimi i votave të kandidatëve për rektorë. Procesi i votimit përfundoi në orën 16.00.

Sipas Komisionit Institucional Zgjedhor, në këtë proces ka patur një pjesëmarrje prej 98% të stafit akademik dhe reth 50% të studentëve.

Rezultati i votimit do të dalë pasi të jenë mbledhur votat në të gjitha fakultetet përkatëse të universiteteve, por numërimi ka nisur disi me vonesë. Për Universitetin e Tiranës është votuar edhe në filialet e tij në rrethe.

Nga rezultatet e deritanishme është në avantazh kandidati Mynyr Koni kundrejt kandidates Klodeta Dibra. Megjithatë mbeten edhe tre fakultete ku janë duke u numëruar votat.

Ndërkohë, në Korçë, profesor doktor Ali Jashari ka marrë në duar rektoratin e Universitetit “Fan Noli”, pasi ka arritur të ketë shumicën e votave të stafit akademik.

Në garën përballë Lorenc Ekonomit, edhe ky profesor doktor i shkencave ekzakte, 78 akademikë kanë zgjedhur që Jashari të mbajë postin e rektorit të universitetit, kundrejt 68 votave të marrëa nga kandidati tjetër.

Për profesor Jasharin, kjo ka qenë gara e dytë për të marrë pozicionin e rektorit pas përballjes herën e kaluar me ish-rektorin Gjergji Mero.

Top Channel