Zgjedhjet në universitete, një grup studentësh bojkoton procesin

20/04/2016 00:00

Votimi për drejtuesit në universitete është pothuajse drejt fundit .Studentë dhe pedagogë në të gjithë univeristetet e vendit kanë nisur të votojnë në orën 08:00 të mëngjesit dhe ky proces pritet të përfunojë në orën 16.

Studentët kanë votuar për Rektorin, Dekanin dhe Senatin e Studentëve, ndërkohë që pedagogët kanë votuar edhe për shefat e departamenteve të tyre. Vlera e votës nuk është e njëjtë pasi në rezultatin e përfundimtar, vota e studentëve zë 10 përqind, ndërsa ajo e pedagogëve zë 90 përqind.

Por një grup studentësh të Lëvizjes për Univeristetin i kanë bojkotuar pasi ndihen të përjashtuar nga këto zgjedhje.

“Jemi mbledhur sot në këtë ditë të errët të demokracisë universitare për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj farsës zgjedhore, ku vota e 50 studentëve janë të barazvlefshme me votën e vetëm një pedagogu. Sot bojkotojmë sepse jemi të përjashtuar, bojkotojmë sepse kërksat tona për gjithpërfshirje, ulje tarifash, moskthim të studentit në klient dhe dijes në mall vazhdojnë të shpërfillen nga qeveria dhe burokracia universitare”, thotë Liri Kuçi, studente.

Në orët e vona të pasdites pritet të dalin emrat fitues për rektorë dhe dekanë pasi votat të jenë numëruar dhe administruar nga Komisionet Institucionale të zgjedhjeve të ngritura në çdo universitete.

Top Channel