Gjykata rrëzon protestuesit, punimet për këndin e lojrave do vazhdojnë

20/04/2016 00:00

Punimet për ndërtimin e parkut të lojrave brenda Parkut të Liqenit do të vijojnë. Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile për pezullimin e punimeve tek liqeni derisa çështja të zgjidhet në themel.

Vendimi i shkallës së parë, që refuzon marrjen e masës së përkohshme, u dha pak ditë pasi përfaqësues të shoqërisë civile depozituan një kërkesë të tillë. Sipas gjykatës, kërkesa e tyre është e pabazuar në prova dhe në ligj.

Ndërkohë, gjykata u shpreh se më datë 10 maj do të fillojë shqyrtimi në themel i kërkesës së shoqërisë civile, e cila konsideron të paligjshme vendimet që kanë lejuar fillimin e punimeve për ndërtimin e parkut të lojrave.

Top Channel