Zgjedhjet në universitete, Rama: Vepruam për të mos lejuar cënimin

19/04/2016 13:00

Një ditë para se të votohet për drejtuesit në universitete, kryeminstri Edi Rama ka zgjedhur të qetësojë sado pak atmosferën e krijuar duke deklaruar se nuk ka asnjë kandidat që mbështetet nga qeveria, koalicioni apo Partia Socialiste.

“Nuk ka kandidat të PS në asnjë nga garat që zhvillihen në të gjithë rruzullin e botës universitare shqiptare nesër. Janë kabndidat që përfaqësojnë vetvten, aftësitë e tyre, meritat e tyre dhe të gjithë janë të barabartë në këndvështrimin tonë”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri nuk e ka anashkaluar incidentin e tre diteve më parë ndërmjet dy kandidatëve për rektor të Universitetit të Tiranës.

“Ajo që ndodhi përpara tre ditësh nuk dëshmon cënimin e universitetit, po dëshmon vullnetin e plotë të qeverisë sonë për të mos lejuar askënd dhe për asnjë arsye të cënojë universitetin”, vijoi Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa inauguroi godinën e re shtesë të Universitetit Politeknik.

Top Channel