Veliaj vazhdon konsultimet për sheshin “Skënderbej”

19/04/2016 00:00

Bashkia e Tiranës vijon konsulencën për projektin e Sheshit “Skënderbej”. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ishte në dëgjesë me banorët e njësisë 9, nga ku edhe theksoi edhe njëhrë aspektet pozitive dhe përfitimet që do të kenë këta banorë nga ndërtimi dhe simbolika e projektit.

“Vetëm prona e atyre që kanë shtëpinë në njësinë 9 do të rriten duke pasur parasysh investimin në shesh, unazën e vogël që kemi këtu. Sheshi “Skënderbej” është pika e takimit e të gjithë shqiptarëve. Përfshin pllaka, pemë, shatërvane, po në thelb është propozim për komunitet. Makinat që kaloni para Muzeut, thjesht duhet të kalojnë mbrapa muzeut”, tha Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë Tiranë.

Veliaj nuk la pa përmendur edhe zërat kritike, që i quajti negative dhe të paargumentuara. Pavarësisht këtyre ai u shpreh i vendosur në vijueshmërinë e punës.

“Që ka njerëz negativ që nuk e duan progresin e Tiranës, kjo u mor vesh. Se po ta donin kishin 4 vjet për ta bërë progresin. Kështu që dotë ketë kundërshtarë te ky projekt. Imagjinoni kur projekti i liqenit, një kënd lojërash që mbaron për katër javë nxorri në luftë dhe presidentin, imagjinoni për sheshin “Skënderbej”, tha Veliaj.

Projekti i sheshit “Skënderbej” do të realizohet në 12 muaj, duke përfshirë në sipërfaqe edhe një pjesë të unazës së vogël. Ndërkohë komunikimi me qytetarët do të vijojë nëpërmjet dëgjesave të tjera.

Top Channel